MENU
klinika

Masakra në Athinë

Zbardhet SMS-ja që morën 6 viktimat 10 minuta para ngjarjes

14.09.2023 - 10:14

Media turke “Yeni Safak” ka zbuluar detaje të reja nga vrasja e 6 turqve në Athinë të Greqisë. Sipas medias 6 viktimave u është dërguar një mesazh në celularin e tyre 10 minuta para se të vriteshin.

Në SMS thuhej si vijon: “Pozicioni yt është zbuluar, dil menjëherë nga shtëpia, do të të vrasin”.

Siç pretendon Yeni Safak, kur gjashtë turqit kanë marrë këtë mesazh, kanë vendosur të largohen nga shtëpia që kishin marrë me qira në Lutsa, duke mos ditur se disa kilometra më poshtë rrugës do t’u bëhej pritë.

Në celularët e gjashtë viktimave janë gjetur mesazhe të shkruara në gjuhën turke, ku policia po analizon përmbajtjen e tyre për të përcaktuar se me kë po bisedonin dhe nëse dikush i kishte njoftuar se ishte vënë në shënjestër të një organizate kriminale rivale.

Në këtë kuadër, po hetohet nëse dërguesi i mesazhit ka qenë 32-vjeçari turk i cili u arrestua vonë të hënën pasdite në aeroportin “Eleftherios Venizelos” teksa po përgatitej të udhëtonte për në Mytilin – me një biletë që kishte qenë lëshuar në Turqi një orë pas ekzekutimit të 6 personave në Loutsa. Sipas mediave turke, 32-vjeçari quhet Süleyman D. dhe kishte pasaportë portugeze.

Yeni Safakzbulon edhe të shkuarën kriminale të gjashtë të ekzekutuarve: 22-vjeçari Abdurrahman Tekru kishte rekord 25 vepra penale dhe 16 urdhër-arreste, 23-vjeçari Burak Tahmaz 32 vepra dhe 6 urdhër-arreste, 24-vjeçari Ozan Kaan Tozlu 13 vepra penale dhe dy urdhër-arreste, 31-vjeçari Dorukhan Ersu Büyüktunç tre vepra penale dhe shtatë urdhër-arreste, 24-vjeçari Ömer Kanza 6 vepra dhe dy urdhër-arreste ndërsa Barış Çağrı gjithashtu kishte një dosje pranë autoriteteve turke.

Gjashtë të vdekurit në Lutsa janë identifikuar, sipas burimeve të EL.AS, pas komunikimit dhe bashkëpunimit me Europol dhe Interpol, si dhe kontakte të drejtpërdrejta me autoritetet policore të Francës dhe Turqisë.

Siç vunë në dukje të njëjtat burime, bëhet fjalë për shtetas turq, pesë prej të cilëve mbanin letërnjoftime false franceze, ndërsa i gjashti u identifikua me gjurmë gishtash. Të gjithë ata ishin anëtarë të një grupi kriminal, i cili vepronte jashtë vendit dhe jo në Greqi, sipas të dhënave të deritanishme.

Sipas të njëjtave burime, grupi kriminal ishte aktiv, dhe po sipas hetimeve të deritanishme, në vende të Bashkimit Evropian, por jo në Greqi. Gjithashtu, ata vunë në dukje se në masakër janë përdorur përfundimisht 4 armë zjarri, dy prej të cilave janë të llojit pistoletë.

Automjeti me të cilin udhëtonin vjen nga Gjermania, me targa gjermane false dhe i përket një shtetasi rumun, i cili ia kishte dhënë viktimave. Hetimet po vijojnë me ritme të pandërprera dhe sistematike për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"6 të vrarët janë turq jo shqiptarë"

Masakra në Athinë, mediat greke ndryshojnë version


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi