MENU
klinika

Ndryshime në ligj

Bonusi i bebeve/ Fëmijëve të lindur jashtë u hiqet e drejta

18.09.2023 - 12:29

Komisioni i ligjeve ka miratuar ndryshimet në projektligjin për asistencën sociale. Me ndryshimet e miratuara në komision, fëmijët e emigrantëve shqiptar që jetojnë jashtë vendit nuk do të marrin më bonusin bebes të cilin e kanë përfituar deri më tani.

Deputeti i Partisë Demokraike, Asllan Dogjani u pozicionua kundër këtyre ndryshimeve, duke e cilësuar si një diskriminim që u bëhet shtetasve shqiptar që jetojnë jashtë vendit.

Zv. ministrja e shëndetësisë deklaroi gjatë punimeve të komisionit se prioritet kanë fëmijët që lindin dhe jetojnë në Shqipëri, me qëllim që të rritet lindshmëria në vend.

Deri më tani, bonusi është përfituar për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, edhe nëse foshnja ka lindur jashtë shtetit.

Qeveria i mbështetur familjet nëpërmjet dhënies së çekut me vlerën e 40 mijë lekëve për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shpërblimi financiar nuk e përmbushi qëllimin për nxitjen e lindjeve në vend

Gjysma e bonusit të bebeve, shkoi për fëmijët e lindur jashtë vendit

Procedura që do të ndiqet

Bonusi i bebeve me dy këste


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!