MENU
klinika

U aludua se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Gigi Hadid me Leonardo DiCaprio

21.09.2023 - 12:26

Mesa duket akori i njohur Leonardo DiCaprio dhe moldeja Gigi Hadid i kanë dhënë fund romancës së tyre të dashurisë.

Një vit më parë dyshja ndezën thashethemet për lidhje teksa u panë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, mirëpo sipas një burimi për “Us Weeklu”, ata nuk janë më çift.

“Ende komunikojnë së bashku, por Leo dhe Gigi nuk janë më në një lidhje”.- tha burimi.

Sipas burimit ishte modelja ajo e cila përfundoi romancën e tyre për shkak të vajzës së saj 3-vjeçare, Khai të cilën e ndan me ish-partnerin Zayn Malik.

“Prioriteti i saj i parë është vajza e saj . Ajo nuk dëshiron të takohet me dikë nëse akoma nuk mund ta prezantojë atë me fëmijën e saj.”– tha burimi.

Oraret e ngarkuara të punës gjithashtu ishin një ndër arsyet që e penguan çiftin të ecin përpara me marrëdhënien e tyre.

“Ata të dy udhëtojnë shumë për nga natyra e punës së tyre. Por Gigi po angazhohet në punë që i lejon asaj të kalojë më shumë kohë me fëmijën e saj. Dhe Leo ende udhëton shumë shpesh dhe i pëlqen të dalë.”- tha burimi i afërt ne dyshen.

Ndërsa shtoi: “Ajo nuk dëshiron që i dashuri i saj të shkojë në klube dhe evente dhe të punojë gjatë gjithë kohës. Ajo dëshiron që dikush të jetë praktik aty për të.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fotografohet në krah të modeles 19-vjeçare

Leonardo DiCaprio nuk e thyen “ligjin” e tij të moshës


"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat