“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si të parandalojmë formimin e kisteve?
Mjeku: Shumë paciente me kiste vezore të thjeshtë të bazuar në ekografi nuk kanë nevojë për trajtim. Në gratë post menopausë , një cist 5cm në prani të vlerave normale të CA125 është i mjaftueshëm monitorimi me ekzaminime ekografike në seri. Ndërsa në gratë që ndodhen në periudhën premenopauzë me kist më të vogel se 8 cm, të thjeshtë në pamjen ekografike , me vlera të CA125 brenda normës, mund të monitorohen për 8-12 javë .Në shumicën e këtyre rasteve terapia hormonale për suprimimin e vezoreve nuk ndikon, prandaj dhe nuk përdoret .
Kur nevojitet trajtimi kirugjikal?
Kistet ovarial të thjeshtë persistent me përmasa 5-10 cm , dhe kistet kompleks duhet të hiqen me ndëhyrje krurgjikale. Rruga laparoskopike (operacion laparoskopik) është më e përdorshme për kistet beninj, dermoid, endometrioma,kistet funksional që japin shqetësime dhe që nuk i përgjigjen trajtimit medikamentoz. Laparotomia rezervohet për cistet e ndërlikuar, për format malinje , dhe në pacientet ku nuk është e mundur rruga laparoskopike.
PARANDALIMI
-Përdorimi i kontraceptieve oral mbron në zhvillimin e kisteve funksional, dhe përdorimi i tyre për 15 vjet ul gjithashtu dhe riskun për kancer të vezores.
-Çdo grua duhet të bëj një ekzaminim gjinekologjik të përvitshëm.
-Gratë me risk familjar për kancer përvec ekzaminimit gjinekolgjik vjetor duhet të matin nivelin e CA125 , si dhe të kërkojnë këshillim gjenetik.
Simptomat
-dhimbje në fund të barkut
-dhimbje gjatë aktit seksual
-crrregullime të ciklit menstrual
-hemoragji jonormale nga mitra
-çrregullime të defekimit
-ndjenjën e fryrjes dhe rëndesës së barkut
-çrregullime të urinimit
-ulje të sasisë së fluksit menstrual
-dhjamosje ose ulje në peshë
-akne në fytyrë
-çrregullime të fertilitetit
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.