MENU
klinika

Reagimi i Bashës

Basha mbështet shpalljen ‘non grata’ të ambasadorit iranian

20.12.2018 - 12:36

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me çështjen e dëbimit të ambasadorit të Iranit nga Shqipëria dhe të një zyrtari tjetët të amabasadës iraniane.

Në një shënim në mediat sociale Basha shprehet se “kërkon prej strukturave shtetërore të sigurisë kombëtare përkushtim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim të sinqertë e pa zvarrirje me aleatet strategjikë si e vetmja garanci për parandalimin dhe neutralizimin e aktiviteteve te tilla”.

Reagimi i plotë

Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare shpreh mbështetjen për shpalljen non grata dhe dëbimin e diplomatëve iranianë, me veprimtari në cënim të statusit të diplomatit dhe sigurisë kombëtare.

Partia Demokratike kërkon prej strukturave shtetërore të sigurisë kombëtare përkushtim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim të sinqertë e pa zvarrirje me aleatet strategjikë si e vetmja garanci për parandalimin dhe neutralizimin e aktiviteteve te tilla ne territorin e RSH.

Lufta kundër terrorizmit si formë e krimit të organizuar ndërkombëtar, kompromentohet kur ngjashëm nuk zhvillohet luftë pa kompromise ndaj krimit të organizuar brenda vendit.

Çdo bashkëjetesë shtetërore me krimin e organizuar është kompromentim i luftës ndaj terrorizmit.