MENU
klinika

Kurti: Që atëherë dhuna është intensifikuar

“Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 në kufirin tonë”

26.09.2023 - 19:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se dy vite më parë Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe Ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të frikësuar qytetarët dhe autoritetet e vendit.

Sipas Kurtit, që nga ajo kohë dhuna dhe agresioni i Serbisë është intensifikuar.

Kurti shton se autoritetet mbeten të vendosur në angazhimin e tyre për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës.

“Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe Ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar. Por ne mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës”, është shprehur Kurti.

Komentet e Kurtit vijnë pas sulmeve të kriminelëve serbë në veriun e vendit 2 ditë më parë, ku mbeti i vdekur një efektiv i Policisë së Kosovës dhe u plagos një tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN