27.09.2023 - 09:46
Fatjon Dervishi u ekzekutua me breshëri plumbash brenda automjetit në Sukth mesnatën e së martës.
Viktima mësohet se ka qenë në automjet me shokun e tij kur i bë atentat. 38-vjeçari u dërgua në spital, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Miku i tij nuk ka marrë asnjë plumb në trup, ndërsa në dëshminë e tij tregoi se ishin në lokal dhe po ktheheshn në shtëpi, kur i qëlluan.
“Ishim në një lokal dhe po ktheheshim në shtëpi kur na qëlluan”, ka deklaruar në polici shoku i viktimës.
Ndërkohë, viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal.