MENU
klinika

“Për Ahemtajn ka zhvillime surprizuese”

Gazetarja zbardh detaje nga takimi me kreun e SPAK

28.09.2023 - 17:06

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ka zbuluar se ka zhvillime të reja lidhur me çështjen e ish-zv.kyreministrin Arben Ahmetaj, i cili ndodhet ende në arrati.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e Neës24, ka zbuluar disa nga temat dhe informacionet e marra nga ky komunikim, ndërsa deklaroi se për hetimin për Ahmetajn, tha se ka zhvillime surprizuese,

“Z. Dumani e ka kthyer në një traditë, për të dhënë informacion në lidhje me ecurinë e hetimeve që ka në dorë SPAK. Ishte e vështirë që t’i merrje lajme, gjithsesi i shkëputëm disa detaje. Për hetimin për Ahmetajn, tha se ka zhvillime surprizuese. Sipas z.Dumani rëndohet pozita e z.Ahmetaj”, u shpreh ajo.

Më tej Lala u shpreh se kreu i SPAK ka deklaruar se ka verifikime për Damian Gjiknurin , për disa udhëtime me biznesmenët e inceneratorëve.

“Ka verifikime për z.Gjiknuri. Bëhet fjalë për disa udhëtime me biznesmenët e inceneratorëve. Dumani tha se nuk do të kursehet askush nëse rezultojnë prova dhe fakte”, tha Lala.

Po kështu një çështje tjetër ishte ajo për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj apo kreun e PL Ilir Meta.

“U ndalëm dhe te hetimi për Beqajn dhe hetimin për ish-presidentin Ilir Meta. Për z.Meta është dërguar letër-porosi në SHBA dhe pritet përgjigjja. Çështje të tjera ishin ajo e ‘Klubit Partizani’, çështja Gërdeci”, tha ajo.

Po kështu Dumani është pyetur dhe për një hetim për korrupsionin të raportuar dje, ku hetuesit e BKH ndaluan në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe sekuestruan dy celularë.

“Një hetim për korrupsion, sipas burimeve në ministrinë e infrastrukturës dy zyrtarëve iu janë sekuestruar celularët. Dumani la të kuptohet se bëhet fjalë për korrupsion, por tha se çështja është nën hetim”, tha Lala.

Po kështu ajo tregoi se sa i përket masave shtesë, “Dumani pranoi se ka marrë automjet të blinduar por mohoi kategorikisht kërcënimet dhe premtoi se do vijojë detyrën për të hetuar çdo person të dyshuar pavarësisht postit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Emrat e rinj që i bashkohen deputetëve aktualë

Zbulohet lista e kandidatëve të PS

Për herë të parë në 30 vite

PS shkarkon Presidentin, si u arritën 104 votat?