MENU
klinika

: Sezoni është zgjatur, ndodhemi në një...

Rënia e Euros, eksperti tregon një nga arsyet kryesore

29.09.2023 - 16:33

Dritan Vakaj, drejtor i Shoqatës Së Zyrave të Këmbimit Valutor ka deklaruar se rënia e Euros vazhdon sepse sezoni i verës është zgjatur. Sipas tij, ndonëse jemi në vjeshtë, ndodhemi në një verë më të zgjatur.

Në një lidhje me Skype për “Sheshin e Dollarit”, Vakaj ka theksuar se faktorët që kanë ndikuar në rënien e Euros janë disa si fluksi i turizmit apo projektet në fushën e ndërtimit.

“Në fakt turistët e vjeshtës po jetojnë një vjeshtë relativisht të nxehtë, kështu që kemi një verë disa më të zgjatur këtë herë. Të them të drejtën ne si zyrat e këmbimit valutor e prisnim që euro do të ishte më e forcuar, duke marrë parasysh historikun e mëpërparshëm. Por janë disa faktorë që nuk e kanë lënë që euro të kap ato nivele që prisnim. Siç e thash, vera është disi më e zgjatur dhe vera relativisht e nxehtë. Përveç fluksit në fushën e turizmit kemi pasur dhe disa projekte në fushën e ndërtimit. Ka pasur dhe një interes në nivel kombëtar, ç’ka ka bërë që investimet e huaja të rriten. Ka pasur sukses për projekte në zonën bregdetare. Edhe në një farë mënyre kjo ka ndikuar që të kemi një rritje më të ngadaltë. Sigurisht që kemi pasur një rritje gjatë shtatorit të euros, në raport me lekun, por sigurisht sforcimi ka qene poshtë pritshmërive të tregut dhe disi më i ngadaltë”.

Më tej, ai theksoi se nuk pritet një rritje e jashtëzakonshme e Euros në vend, do të vijojë me ritme të ngadalta.

“Asnjëherë nuk i dihet skenareve që mund të ndodhin, por nuk është e pritshme që ne të kemi luhatje të ndjeshme të kursit të këmbimit. Ç’ka do të thotë, mund të përjashtojmë në mënyrë absolute situata ku euro të kthehet në nivelin ku ka qene me 120 apo 130, por kjo nuk është e pritshme, por mund të ndodhë vetëm në situata të jashtëzakonshme. Do të jetë një rritje e ngadaltë e euros, me 50% minus apo plus. Sigurisht ndikohet nga faktorët e tregut”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eksportuesit letër institucioneve financiare

“Rënia e euros po ndikohet nga paratë kriminale…”

Eksperti: Pasojat, në vitet e ardhshme!

Rënia e euro-s/ “Shqetësim serioz për ekonominë”

“Rënia e euros duhet të sillte uljen e çmimeve”

Çfarë pritet të ndodhë me monedhën europiane

Analiza nga "Deutsche Welle"/ Sa ka gjasa të zgjasë?

Inflacioni i ‘jep krahë’ monedhave të Europës Lindore