Duke folur me gazetarët pak para se të hynte në sallën e gjyqit, Trump kritikoi gjyqtarin dhe prokurorin e përgjithshëm të Nju Jorkut që ngriti çështjen, për të cilën ai tha se është i motivuar politikisht.
Ai ka thënë gjithashtu se gjithçka është një mashtrim dhe apeloi që amerikanët të mos besojnë asgjë që lexojnë.
“Kur t’i hidhni një sy pasqyrës time financiare, mos besoni asgjë që lexoni. Gjithçka është një mashtrim” tha ai.
Trump dyshohet se kreu mashtrim duke rritur vazhdimisht pasurinë e tij me qindra miliona dollarë në mënyrë të jashtëligjshme. Prokurori i përgjithshëm i NY po kërkon një gjobë prej 250 milionë dollarësh (204 milionë £) dhe një ndalim për të bërë biznes në shtetin e tij të origjinës.