MENU
klinika

A e dini pse?

Për shqiptarët, arma konsiderohet dhurata më e çmuar!

20.12.2018 - 17:31

Simbolikisht dhurimi i një arme përcillte disa mesazhe në radhët e popullsisë shqiptare të zonave të pushtuara dhe sidomos të krahinave të papushtuara. 

Për të lehtësuar disi trysninë imponuese të administratës së regjimit në zonat e pushtuara dhe në rrethanat e mungesës së strukturave shtetërore të ruajtjes së rendit në zonat e papushtuara, meshkujt në moshë të rritur detyroheshin të mbanin armë për të mbrojtur veten, familjarët dhe anëtarët e fisit.

Këtë e kanë vënë në dukje edhe studiuesit dhe udhëpërshkruesit e huaj që e kanë njohur nga afër shoqërinë shqiptare të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX.

Për shembull, Franz Baron Napcsa, ndër të tjera ka shkruar: 

“Dashurinë e madhe që shqiptarët kanë për një pushkë të mirë e kuptova që në viin 1906, në një ditë kur po qëllohej shenja para gjithë krerëve të Rajës dhe kur Deli Ndou nga Bugjoni, porsa qëlloi shenjën me të shtënën e parë, u tërhoq mënjanë, puthi pushkën fshehurazi dhe e vuri në ballë. 

Kryeneçësia që treguan shqiptarët tani së fundi për të mos iu bindur çarmatimit dhe më tepër fakti se ata pas sa e sa çarmatimesh gjenden gjithnjë të armatosur rishtas, madje me pushkë edhe më të mira, provon se deri ku shkon dëshira për të mbajur armë. Në Borgo Erizzo të Dalmacisë, deri në vjeshtën e 1860-ës, shqiptarët shkonin në kishë me armë. 

Për sa i përket koleksionit të armëve, deri pak kohë më parë Shqipëria mund të quhej me të drejtë vendi ose muzeumi i armëve të të gjithë Europës, këtu shitej çdo lloj pushke. Çdo shqiptar, po ta lejonin rrethanat ekonomike, synonte të siguronte armët më moderne. Si pasojë e këtij fakti, rreth vitit 1906, në radhën e armëve përfaqësoheshin gjithë tipat, që prej pushkës me çark e me gur stralli deri te mauzeri.

Vetë Franz Baron Napcsa ka shkruar: 

“Në Shqipëri çdo njeri del nga shtëpia i armatosur, në këto rrethana secili duhet të kujdeset vetë për kokën e tij, pra nuk mund të rrijë pa pushkë. Pra në këto kushte, mbajtja e armës nuk shprehte dëshirë, por ishte domosdoshmëri për të siguruar mbijetesën”.

Me “statusin” e dhuratës arma në shoqërinë tradicionale shqiptare përcillte disa mesazhe të rëndësishme, të cilat nënkuptonin funksione shoqërore, detyrime të ndërsjella ndërmjet familjes e fisit të dhuruesit dhe familjes e fisit që nderohej me një dhuratë të tillë kaq të çmuar. Madje, shpesh armët e dhuruara modifikoheshin në pamjen e jashtme me dekoracione të veçanta.

Përgjithësisht arma dhurohej në një ceremoni publike, në të cilën merrnin pjesë jo vetëm burrat e dy familjeve dhe fiseve, por edhe burra të tjerë të fshatit e të krahinës.

Nëpërmjet këtyre ceremonive u përcilleshin anëtarëve të bashkësisë fshatare krahinore këo mesazhe kryesore:

1. Familja e dhuruesit të armës, deri diku edhe fisi i tij dhe familja e atij që nderohej me këtë dhuratë, lidheshin në një miqësi të fortë. Një armë dhuratë ndërmjet dy familjeve, dy fiseve i ndalonte burrat e tyre të përdornin armët kundër njëri-tjetrit, ndalonte gjakderdhjen ndërmjet tyre në rrjedhën e disa brezave.

2. Përgjithësisht, burrat e familjeve që kishin këmbyer armë-dhuratë, detyroheshin t’i gjendeshin në krahë njëri-tjetrit nëse njëra palë përfshihej në konflikte me të tjerë. Miqësitë e krijuara me dhurimin e armëve quheshin “miqësi baruti”.

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!