MENU
klinika

“Janë 7 vëllezër, edhe sikur t’i vras të gjithë...”

Gjin Guri nga spitali: Qëndrova 40 minuta me babain e vdekur

05.10.2023 - 10:28

I mbijetuari i pritës së bërë në Dukagjin të Shkodrës një javë më parë, Gjin Guri, ka dalë nga gjendja e rrezikut. Ai ka mundur të rrëfejë momentin fatal ku bashkë me të atin janë qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa ktheheshin për në banesën e tyre.

Gjithçka që ka thënë Gjin Guri, që mbeti i plagosur në atë pritë kanë pak lidhje me atë që tha Policia e Shkodrës pas ngjarjes. ndërkohë që Gjin Guri, që humbi të atin në atë ngjarje të rëndë, ka fajësuar policinë për lënien e autorësisë djalit të xhaxhait të tij.

Ai e ka shfajësuar atë duke i kërkuar shtetit që ta zbardhë ngjarjen dhe të mos përfshijnë kushëririn e tij të parë në atë krim të rëndë brenda familjes.

RRËFIMI

Gjin Guri ka rrëfyer momentin kur i bënë atentat mafioz teksa po udhëtonte në automjet me babanë e tij mbrëmjen e 27 shtatorit në aksin Shosh-Kir në Dukagjin. Ai ka rrëfyer se nuk ka parë asnjë njeri por vetëm ka dëgjuar krismat nga një breshëri automatiku.

Gjin Guri theksoi se ka rënë me makinë në humnerë dhe ka telefonuar një person me celularin e të atit, duke i thënë “më kanë vrarë babën”.

I plagosuri tha se: “Sa kam kalu ‘Qafën e Shoshit’, ë 200 metrash ka krisur një breshëri automatiku. As s’kam parë njeri. Kam ikë me gjithë makinë dhe kam rënë poshtë. Kam marrë telefonin e babës, se temin se kam pa dhe kam marrë dikë e i kam thanë ‘m’i thuaj nipit se kam ra poshtë rruge se më kanë gjuajt, më kanë vrarë babën’. Kam qëndrue punë 40 minutash atje deri sa erdhi nipi. I kam thanë ‘dajë jam 200 metra poshtë, te kryqi’. Kam ë një elektrik dhe i kam tregue përmes elektrikut”, ka thënë nga shtrati i spitalit i mbijetuari i asaj prite.

Gjin Guri mohoi pretendimet e policisë se ë atentatit ndaj tij dhe të atit, Zef Guri qëndron kushëriri i tij, Gjovalin Guri. Ai theksoi se “ata janë 7 vëllezër, me i vra të gjithë ata, mua s’ma vënë pushkën”.

“S’e di fare kush është autori, por më kanë thanë nusja me djalin se kanë akuzuar djalin e axhës. Ai është turpi më i madh në këtë tokë. Hallall vdekja, tani me nxjerrin edhe djalin e axhës autor, e kjo nuk bën vaki. Unë s’kam një të keqe në tërë botën me ta, gjithçka mund të mendoj por atë jo.

Ata janë 7 vëllezër, me i vra të gjithë, ata s’ma vënë pushkën. Shteti, me këtë gjest ka përdor…, se di si ta them, kur më ka akuzuar djalin e axhës! Shteti mos të rri i fjetun po të hetojë, jo tek djemtë e axhës tem. Të gjendet autori, po jo aty. S’kam kurrfarë të keqe me ta. Unë ha, pi e rri aty me ta. Te asnjë njeri s’kam dyshime, vetëm se puna më e keqe që ka ba shteti shqiptar është që më ka akuzuar djemtë e axhës. S’kam ë konflikt”, ka thënë ai!

Policia e Shkodrës për ngjarjen

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 18:20 më 27 shtator, në aksin rrugor Kir-mali i Shoshit, teksa baba e bir po udhëtonin me një kamionçinë në drejtim të Shkodrës.

Sipas uniformave blu, atentati ndaj baba e bir dyshohet se shkak janë konfliktet dhe kanosjet e vazhdueshme mes autorit të dyshuar dhe baba e bir, për shkak të zaptimit dhe shfrytëzimit të hapësirave dhe sipërfaqeve pyjore në zonë.

Autori i dyshuar është identifikuar Gjovalin Guri, i cili është shpallur në kërkim edhe për vepra të tjera penale.

“Për kapjen e tij janë angazhuar strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Reparti Special “RENEA” dhe Njësia Alpine”, njoftoi Policia. Ndërsa shtoi: “Për ngjarjen e ndodhur më datë 27.09.2023, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Kir-mali i Shoshit, ku u vra me armë zjarri shtetasi Zef Guri, 73 vjeç dhe u plagos rëndë djali i tij, shtetasi Gj. G., të cilët po udhëtonin me një kamionçinë në drejtim të Shkodrës vijojnë hetimet”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga shkëmbimi i zjarrit me policinë te tritoli në lokal

Kush është Gjin Guri që ra pre e atentatit në Dukagjin?