Këngëtarja e njohur Ariana Grande dhe partneri i saj Ethan Slater e kanë çuar lidhjen në një tjetër stad, duke bashkëjetuar së bashku, sipas US Weekly.
Lajmin e kanë bërë të ditur disa burime të afërta me çiftin, të cilët thanë për këtë media se aktori tashmë e ka informuar ish-bashkëshorten, Lily J mbi të rejat në romancën e tij të dashurisë.
“Ethan ka informuar miqtë e tij dhe ish-bashkëshorten Lily J se ai tani jeton me Ariana Grande në New York. Ata janë shumë të lumtur dhe shumë të mirë për njëri-tjetrin. Të gjithë miqtë e Arianës e duan atë.”– tha burimi.
Ndonëse prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar jame se këngëtarja dhe Ethan kanë nisur një lidhje së bashku, dyshja nuk i kanë konfirmuar akoma lajmet.