Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media ku ka zbuluar dëshmi të reja të cilat faktojnë se Serbia ka organizuar sulmin e 24 shtatorit në veri.
Sveçla: Kemi gjetur edhe sasi tjera të armatimit gjatë ditës së djeshme dhe sot. Serbia dhe Vuçiç u përpiqen të thonë se nuk kanë të bëjnë më sulme, por faktet do t’i ofrojmë sot. Grupi terrorist ka zhvillu stërvitjet ushtarake në Serbi. Pamjet i kemi siguruar nga dronët që i kemi konfiskuar nga terroristët serbë. Vuçiç po dështon edhe me manipulime se nuk ishin të përfshirë në sulmin terrorist. Pablo Escobari i Serbisë dhe Putini i vogël i Serbisë dështuan”.
Ministri u shtoi se provat janë evidente si dhe është i domosdoshëm dënimi u sulmit nga ndërkombëtarët.