Shqipëria parashikohet të përfundojë në vitin 2030 dixhitalizimin e plotë të dosjeve të pronave, duke përfshirë edhe prona të paregjistruara më parë.
Në dokumentin “Udhërrëfyesi për Shtetin e së Drejtës”, i hedhur për konsultim publik, ku vendosen rregulla për zbatimin e së drejtës së pronësisë, me qëllim uljen e korrupsionit, parashikohet edhe ngritja e sistemit të menaxhimit të tokës.
Fillimisht brenda vitit 2024 pritet të mbyllet projekti i nisur në 2022 për dixhitalizimin e dosjeve të regjistruara.
Regjistrimi për herë të pronave të paregjistruara pritet të mbyllet në 2028.
Dy vjet më pas, në 2030 pritet të mbyllet dixhitalizimi i plotë i dosjeve në Shqipëri.
Për të përmbushur këtë objektiv, do të rishikohen deri në 2025, edhe burimet njerëzore dhe financiare të Agjencisë së Kadastrës.
Dixhitalizimi i arkivës së pronave që ka nisur nga viti 2022 përfshin 4.7 mln pasuri. Nga këto, në Kadastër janë vetëm 2,8 milionë të tilla me referenca.