Tetori është fillimi zyrtar i një sezoni komod, por që kërkon shumë stil! Kjo do të thotë se është koha për të menduar veshjet e reja në gardërobë për motin e ftohtë. Palltot janë investimi më i rëndësishëm, por pa harruar këpucët, çantat dhe aksesorët e tjerë që plotësojnë tërësinë e look-ut tuaj.
Nëse po pyesni veten se çfarë ia vlen të blini në muajt në vijim, për fat të mirë janë gratë e famshme dhe me stil që zbulojnë veshjet që do të jenë tendenca e kësaj vjeshte.
Sipas tyre, tani është momenti për të “përqafuar” stilet e veshjeve nga ato klasike tek modernet. Xhaketa lëkure, çizme deri te gjuri, këmisha të bardha apo pulovra të hedhura supeve…propozimet janë disa!
# Çizme të gjata sipër gjurit
# Fustane të gjata në stilin bohem
# Xhaketa lëkure
# Me apo pa pantallona?
# Çanta me forma të ndryshme
# Pulovër mbi supe
# Xhinse të gjera
# Këmishë e bardhë me kopsa
Ky është momenti juaj të frymëzoheni!