MENU
klinika

Një nga njerëzit më të pasur në histori

Pse Steve Jobs nuk i la trashëgimi fëmijëve të tij?

11.10.2023 - 08:39

Kanë kaluar 12 vite nga vdekja e Steve Jobs, themeluesit të Apple dhe “babait” të iPhone.

Ai vuante nga kanceri i pankreasit, që nuk shërohet në të shumtën e rasteve.

Jobs ishte i martuar me Laurene dhe bashkë me të kishte tre fëmijë: Reed Paul, Eve dhe Erin Sienna. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk mori pjesë nga pasuria e madhe e sipërmarrësit.

Vetëm dy persona morën pasurinë e Steve Jobs, gruaja Laurene dhe Lisa Brennan. Brennan ishte vajza e tij e parë, rezultat i një lidhjeje të mëparshme, por ai nuk e njohu për shumë vite. Për të “kompensuar” faktin që nuk e njohu, ai i la një trashëgimi të majme.

Sipas Laurene, në një intervistë me “New York Times”, trashëgimia që iu la, ka shkuar për kauza bamirëse përmes Fondacionit Waverley Street dhe Emerson Collective.

Për më tepër, një tjetër nga arsyet pse tre fëmijët e Steve Jobs nuk morën trashëgimi ishte se të tre janë profesionistë të suksesshëm në fushën e tyre dhe nuk kishin nevojë për ato para.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jeta private e themeluesit të “Apple”

Ana e “errët” e Steve Jobs


"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat