MENU
klinika

Özkan Ulutaş

Pse ardhja e gjeneralit turk në krye të KFOR-it është një ‘rastësi e rëndësishme’ për Kosovën

11.10.2023 - 09:39

Më 26 maj kishin nisur protestat e dhunshme të serbëve të tri komunave veriore të Kosovës.

Si rezultat, KFOR-i ka shtuar angazhimet në veri e tri ditë më vonë dhjetëra ushtarë u plagosën nga përballja me protestuesit e dhunshëm.

Por, me 15 qershor bujë bëri prania e një kontigjenti me disiplinë më të vecuar, KFOR-i turk.

Automjetet e ngjyrat e flamurit turk mbizotruan aty për disa javë.Një prej tyre, do t’i drejtojë të gjithë ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë.

Sipas njohësit të sigurisë, Nuredin Ibishi ardha e gjeneralit Özkan Ulutaş, mund të jetë rastësi por mjaftë e rëndësishme e pozitive për vendin.

“Ajo çka është më me rendësi është se janë forcë jashtëzakonishtë dominante në NATO dhe në rajon dhe e ka peshën e vet. Gjithashtu kontigjenti turk gjithmonë kanë qenë të përkushtuar ndaj detyrave por njëkohëkohësisht edhe kontribues në siguri”, ka thënë njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi.

Megjithatë, ish-koloneli i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli, ndryshimin në komandë, nuk e sheh si një veprim që do të mund ta ndryshoj strukturalisht funksionimin KFOR-it.

“Kjo është një ndryshim komande, rutinë e NATO-së në Kosovë. Nuk ndikon në operacionalitetin e KFOR-it. Do të vazhdoj t’i zbatoj të njejta detyra që i kanë zbatuar komandatë të tjerë, do ta zbatojë edhe gjenerali turk që ka ardh”, ka thënë ish-koloneli në FSK, Afrim Veseli.

Që nga ardhja e KFOR-it në Kosovë, në vitin 1999, misioni kryesisht është udhëhequr nga ushtarakë gjermanë e italianë, ndërsa gjenerali turk, bëhet komandanti i 28-të i misionit të NATO-s në Kosovë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kosova dhe Serbia të përmbahen"

Sulmet në Veri, Turqia merr komandën e KFOR-it


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!