Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci në një intervistë për mediat kosovare ka folur për ngjarjen e rëndë të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku.
Maqedonci ka treguar se lajmin për ngjarjen ia ka thënë kryeministri, Albin Kurti përmes telefonit në mëngjesin e 24 shtatorit.
Ai shtoi se Kurti është i qetë dhe i matur edhe në situatat më të rënda dhe se lajmin për ngjarjen në Veri ia ka dhënë në mënyrë të natyrshme.
“Kryeministri Kurti më të vërtetë është shumë i matur dhe i qetë edhë situatat më të rrezikshme me të këqija.
E ka thënë shumë në mënyrë të natyrshme. Ka njoftuar për gjendjen dhe ka thënë se do të bëhet një sinkronizim dhe do të analizohet situata. Pastaj gjatë gjithë ditës kemi vazhduar komunikimin me të dhe ministrat e linjave,” u shpreh Maqedonci.