MENU
klinika

“Një brez, një rrugë”

Liberalizimi i tregtisë dhe lehtësimi doganor

16.10.2023 - 18:14

Brenda një minute, mallra me vlerë prej qindra milionë dollarësh amerikanë qarkullojnë në vende të ndryshme, duke formuar një rrjet kolosal tregtar.

Por qarkullimi nuk është gjithmonë i papenguar. Ndryshimet midis standardeve të vendeve të ndryshme dhe pengesat e vendosura me qëllim nuk lejojnë qarkullimin e lirë.
Për ndërtimin e “Një brez, një rrugë”, si të rregullohen arteriet ekonomiko-tregtare dhe oqeani i globalizimit të vijojë të rrjedhë?

Gjatë 10 vjetëve të kaluar, Kina dhe vendet pjesëmarrëse në ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë” kanë forcuar “ndërlidhshmërinë e butë” në politika dhe planifikim, duke nxitur liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë e të investimeve.

Ndërlidhshmëria e rregulloreve “ka zgjuar hekurudhat e fjetura”, duke gjallëruar trenat e mallrave Kinë-Evropë. Udhëtimi hekurudhor prej dhjetëra mijë kilometrash ndërmjet Kinës dhe Evropës, me vende të ndryshme dhe organizata të ndryshme hekurudhore me rregullore të ndryshme, dikur dukej një “mision i pamundur”.

Markus Bangen, kryeekzekutivi i Grupit të Portit të Duisburgut të Gjermanisë, thotë: “Kur dëgjova për herë të parë që dikush do të vinte këtu nga Kina me tren, mendova se ishte çmenduri.”

Pajtimi i standardeve nuk është më i lehtë se ndërtimi i një hekurudhe të re. Por mekanizmi i ri i bashkëpunimit ndërmjet Kinës dhe vendeve përkatëse ka shpejtuar zhvillimin e trenave të mallrave Kinë-Evropë.

Në Perëndim u shtuan linjat e reja. Sot trenat e mallrave Kinë-Evropë arrijnë në 210 qytete të 25 vendeve evropiane. Ndërsa në Lindje, linjat e trenave lidhin mbi 110 qytete kineze. Në kontinentin e lashtë euroaziatik është formuar një rrjet krejt i ri tregtar.

Arritja më e madhe në historinë e tregtisë gjatë 10 vjetëve të fundit është Ekspozita Ndërkombëtare e Importit, që është e para ekspozitë kombëtare me temën e importit në botë, shkruan CMG

Në përputhje me kërkesat e mijëra ndërmarrjeve dhe të dhjetëra mijë mallrave për të hyrë në Kinë, qeveria kineze publikoi mbi dhjetë politika për hapjen aktive të tregut, për të ndarë përfitimet e zhvillimit.

Kina ka nxitur konkretizimin e Marrëveshjes së Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP), që përbën zonën më të madhe të tregtisë së lirë në botë. Në kornizën e nismës “Një brez, një rrugë”, Kina dhe 15 vendet e RCEP-it kanë integruar rregullat tregtare, kanë hapur tregjet e tyre, kanë hequr pengesat tregtare dhe i kanë sjellë rajonit lulëzim të ri.

Falë ndërtimit të përbashkët të “Një brez, një rrugë”, tregtia është bërë më e lehtë. Gjatë 10 vjetëve të fundit, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë ndërmjet Kinës dhe vendeve pjesëmarrëse në këtë nismë arriti në 19.1 trilionë dollarë amerikanë, me një rritje vjetore prej 6.4 për qind. Hapësira e re e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar u ka sjellë më shumë njerëzve jetë të mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Financial Times"/ Pekini zhvendos fokusin në Arabinë Saudite

‘Një brez, një rrugë’/ Kina nuk ka investuar më në Rusi

Financial Times/ Rreth 40 vende i detyrohen Pekinit 10% të PBB së tyre

‘Borxhi i fshehur’ në ‘Rripa dhe Rrugë’ arrin $385 mld