Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka komentuar rreth deklaratës së sotme të presidentit francez, Emanuel Macron në Tiranë, për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Ajo ka thënë se tashmë kjo gjë u qartësua dhe se ishte një dallim në përkthim.
“Është sqaruar tashmë. Drejtpërdrejtë na kanë njoftuar institucionet franceze, por edhe nga deklaratat e shumta, se ka qenë një lloj dallimi në përkthim. Ky proces nuk është pezulluar dhe ligjërisht s’mund të pezullohet nga një shtet.
Jam e bindur se çfarëdo lloj qartësimi që kërkon presidenti Macron e institucionet franceze mund t’u japim ndërkohë dhe të heqim ndonjë lloj hezitimi që ata mund ta kenë. Por, procesi vazhdon e ky vendim hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2024”, ka deklaruar Osmani për emisionin “Tempus” në KTV.