MENU
klinika

“Kërkoi përgjegjësi nga Vuçiç për sulmin në Banjskë“

Deklarata e Macron për vizat, ambasada franceze në Prishtinë: Nuk përmendi anulim

18.10.2023 - 21:27

Ambasada e Francës në Kosovë ka sqaruar deklaratën të Presidentit francez Emmanuel Macron në Tiranë në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një përgjigje për mediat e Kosovës, ambasada e Francës në Prishtinë shpjegoi se theksi i deklaratës së Macron ka qenë më shumë kërkimi i përgjegjësisë nga Vuçiçi për sulmet e 24 shtatorit.

Sipas ambasadës franceze, Macron nuk përmendi anulimin e vizave.

“Ai bëri thirrje për një frymë përgjegjësie të presidentit serb Vuçiç dhe të njëjtat pritshmëri i kishte edhe nga presidentja dhe kryeministri kosovar.

Pikërisht në këtë kontekst, ai përmendi edhe çështjen e liberalizimit të vizave, e cila ishte një gjest mirëbesimi, por që në këtë periudhë nuk ishte reciproke. Prandaj, ai pret që autoritetet kosovare, sikurse edhe autoritetet serbe, të respektojnë fjalën e dhënë dhe të riangazhohen për të ecur përpara në javët e ardhshme”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës franceze për media