Këtë vit shkollor studentët në Vlorë duket se kanë zgjedhur konviktet për të qëndruar. Kjo vjen edhe për shkak të rritjes së çmimeve të shtëpive me qira.
Gazetari Elton Nika në “Shqipëria Sot” bëri një pasqyrim të situatës aktuale në Vlorë, për kapacitetet e konvikteve, kushtet si edhe të çmimeve.
Ai theksoi se rritja e çmimeve të shtëpive me qira është bërë i papërballueshëm duke bërë që studentët të kthejnë vëmendjen në konvikte.
Në një intervistë në ABC News, nëndrejtoresha e konvikteve në Vlorë, Ramona Jaho tha se këtë vit ka një rritje të studentëve që kanë preferuar të zgjedhin konviktet.
“Këtë vit në ndryshim nga vitet e tjera kemi parë rritje të studentëve që kanë preferuar të zgjedhin konviktet. Kjo është për shkak të rritjes së çmimit të shtëpive me qira. Pagesa bëhet, vjetore dhe është 55 mijë lekë të reja, ndërsa tek godina e djemve është 35 mijë lekë të reja, për vit akademik. Kushtet janë shumë të mira, janë dhoma dyshe, kanë ambiente gatimi brenda”, ka thënë ajo.