Ish-deputetja në Asamblenë Kombëtare të Francës, Marion Marechal, së fundmi ka shpërthyer në urrejtje kundër Shqipërisë, duke renditur disa prej stigmave që kanë shqiptarët në botë, shpesh edhe të ekzagjeruara.
Stigma është mosmiratimi ose diskriminimi i një individi ose grupi bazuar në karakteristikat e perceptuara që shërbejnë për t’i dalluar ata nga anëtarët e tjerë të një shoqërie.
Corruption, mariages forcés, femmes battues, mafias, vendettas, trafics : non à l’entrée de l’#Albanie dans l’UE !#AvecMarion pic.twitter.com/Af7vlEwRhl
— Marion Maréchal (@MarionMarechal) October 18, 2023
Ajo shkroi në X (ish-Twitter) se Shqipëria nuk duhet të pranohet në Bashkimin Europian pasi është një vend që ka korrupsion, femra të dhunuara, mafie, hakmarrje madje edhe sipas saj dhe vend ku martesat bëhen me forcë.
“Korrupsion, martesa me forcë, femra të dhunuara, mafia, hakmarrja, trafiku: Jo hyrjes së Shqipërisë në Europë”, shkroi Marechal në X.