Këngëtari i njohur kolumbian Maluma së shpejti do të bëhet baba për herë të parë.
Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë artisti teksa postoi një video në Instagram.
Ai dhe partnerja e tij, Susana Gomez do të sjellin në jetë një vajzë.
View this post on Instagram
“Njerëzit e mi, kam një surprizë për ju sonte. Sot do të bëjmë premierën botërore të videos sime të radhës.
Ju do të dëshmoni diçka që askush në këtë botë nuk po e sheh. Unë do të qëndroj këtu me ju dhe do ta shoh atë surprizë me ju”- ka thënë Maluma në videon e postuar në Instagram ku ka treguar të gjithë rrugëtimi me shpirtin e tij binjak si dhe momenti final kur ai zbulon lajmin se do të bëhet baba për herë të parë.
Kujtojmë që prej vitesh dyshja janë në një lidhje së bashku.