Shtohen telashet për ish-bashkëshortin e Giorgia Melonit.
Andrea Giambruno nuk do të prezantojë më “Il diario del giorno”, programin në “Rete 4”, të cilin e moderon prej një viti.
Pas komunikimit të Giorgia Melonit për fundin e martesës me gazetarin, shumëkush po pyeste sot nëse Giambruno do të dilte para kamerave dhe përgjigja erdhi pak më parë, kur publiku e vuri re zëvendësimin. Duhet saktësuar se edhe herë të tjera ka pasur një ndryshim drejtuesi në krye të programit dhe kjo nuk është hera e parë që Giambruno nuk del në transmetim, por mungesa sot tregon spostimin e tij.
Në vend të tij, për puntatën e sotme u thirr Luigi Galluzzo. I pyetur nga Claudio Cerasa për fatin e kolegut të tij, pas thashethemeve që qarkulluan gjatë gjithë mëngjesit, gazetari tha: “Tani jam unë këtu, të shohim javën e ardhshme”.
Mediaset po kryen disa kontrolle për një shkelje të mundshme të kodit të etikës së kompanisë dhe vetëm nëse këto do të konstatohen, do t’i dërgohej një letër ankese gazetarit.
Andrea Giambruno u shfaq në një video ku flirton me një gazetare dhe i kërkon marrëdhënie treshe, teksa pranon se ka dhe një të dashur.