MENU
klinika

Po, kanë një cikël edhe fragrancat

Mos ndoshta ju ka skaduar parfumi? Si ta kuptoni

23.10.2023 - 08:15

Të gjithë e dimë mirë që çdo produkt, sidomos ato që lidhen me kujdesin ndaj vetes dhe bukurinë kanë një cikël të caktuar jete. Nuk ka rëndësi nëse i përdorim apo i lëmë në kuti prej vitesh, pas kalimit të datës së skadencës, bëhen rrezik për infeksione apo alergji të ndryshme.

Pyetja është: Po me parfumin? A ka një datë skadence aroma jonë e preferuar?

Me dhimbje të madhe ju themi se po, edhe parfumet mund të prishen pas një periudhe të caktuar kohe. Patjetër, skadenca e tyre varet nga variabla të ndryshme si shishja, cilësia e përbërësve, ekspozimi në dritë dhe ku e keni ruajtur, etj, etj. Sipas ekspertëve tre shkaqet kryesore pse parfumi juaj nuk mban më aromën që mbante dikur janë: drita, i nxehti dhe ajri, veçanërisht oksigjeni.

Nëse ju nuk e hapni fare një parfum dhe e lini në kutinë e tij, ai mund të rezistojë për dekada me radhë. E kundërta ndodh kur përdorni gati gjysmën e shishes dhe doni që gjysmën tjetër ta ruani për raste. Mos e bëni, thjesht aplikojeni sa më shpesh të jetë e mundur nëse doni të merrni më të mirën e aromës që keni zgjedhur.

Pas sa kohësh mund të skadojë një parfum?

Rekomandohet që parfumet të përdoren brenda 2-3 vitesh, gjithmonë duke patur parasysh përbërësit. Aromat që në në përmbajtjen e tyre kanë përbërës natyralë kanë jetë më të shkurtër.

A ka diçka që mund të bëni për t’i zgjatur sa më shumë në kohë?

Nëse i ruani siç duhet, patjetër që po! Bëni mirë t’i ruani në një vend të errët, të thatë dhe të freskët. Përpiquni ta mbani larg vendeve si tualeti, apo ambiente të tjera ku ka lagështirë.

Burimi: Huffington Post

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ul kolesterolin dhe mbron shëndetin e zemrës

Cili është fruti që duhet të hani më shpesh

Ekspertët tregojnë rreziqet që i kanosen shëndetit

Pse nuk duhet ta merrni celularin me vete në tualet?

Lehtëson të përzierat dhe lufton erën e keqe të gojës

Përftimet kryesore të mentes