“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Cila është mosha ideale për t’i hequr pelenat fëmijëve?
Mjeku: Kalimi nga veshja e pekenave në përdorimin e tualetit është një moment shumë i rëndësishëm dhe shumë i vështirë për fëmijën. Shumica e fëmijëvë e ndalojnë përdorimin e pelenave midis moshës 18 – 30 muajsh, por kjo gjë sigurisht që varet nga fëmijët. Disa fëmijë i heqin plotësisht pelenat pas moshës 4 vjeçare.
Koha për heqjen e pelenave është e ndryshme për çdo fëmijë dhe sipas studimeve të ndryshme trajnimi për të përdorur tualetin shumë herët ose shumë vonë mund të çojë në regres ose vonesa.
Megjithatë, shumica e fëmijëve janë fizikisht dhe emocionalisht gati për të hequr pelenën midis moshës 18-24 muaj.
Kur duhet të filloni trajnimin e heqjes së pelenave me fëmijën?
Për të ditur nëse është koha të ndaloni përdorimin e pelenave dhe të filloni trajnimin e tualetit, kërkoni shenja të gatishmërisë tek fëmija juaj, duke përfshirë:
Aftësinë për të ndjekur udhëzime të thjeshta
Nëse e mban pelenën e thatë rreth 2 orë
Shfaqja e interesit të fëmijës për të përdorur tualetin
Kur fëmija kërkon që t’i ndërrohet pelena e pisët
Lëvizjet e rregullta të zorrëve etj
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.