Eshtë e lehtë t’i zëvendësoni me të reja, por jo dhe aq të kujdesesh për gjërat që do! Këpucët e preferuara mund të rrojnë gjatë nëse i trajtoni siç e meritojnë!
1. Mos i vishni dy herë rresht.
Ndoshta duket e vështirë kur flasim për të preferuarat, por është mirë t’ju jepni një ditë pushim dhe ato do t’ju falenderonin.
2. Kujdesuni për to.
Nëse i doni aq sa thoni kujdesuni sa më shumë për to. Pastrojini me kujdes pa përdorur ujë ose investoni për një spraj të përshtatshëm.
3.Ruajini siç duhet!
Mbajini çizmet në një kuti këpucësh ose vendosini në një letër mëndafshi që t’i bëjë të duken të freskëta.
4.Zbërthejini këpucët.
Pas një dite të gjatë është e rëndësishme t’i zbërtheni dhe t’i hapni.
5.Kujdesuni për gomën e këpucës.
Goma e këpucës është më e rëndësishmja për të t’u kujdesur pasi ajo është e para që prishet. Kjo jo vetëm që do ti bëjë që këmbët tuaja të jenë më të rehatshme për të ecur, por do t’i bëjë dhe të zgjasin më shumë.
6. Riparimi është kujdes.
Mos i hidhni çizmet tuaja të preferuara vetëm sepse kanë disa shenja. Një dyqan i mirë për riparimin e këpucëve, mund ti bëjë ato të duken të reja dhe me një kosto të ulët.