MENU
klinika

Ja si funksionon

Shpiket roboti që e bën ‘xixë’ rërën e plazhit!

24.10.2023 - 08:51

Kompania italiane Carbonium po ekspozonte në “Maker Faire Rome 2023” robotin e tyre të pastrimit të plazheve Sandy.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sandy është një robot me kosto të ulët dhe miqësor ndaj mjedisit që mund të heqë edhe mbeturinat “më të rrënjosura” në rërë.

Qëllimi i projektit është të përdorë robotikën për të mirën mjedisore dhe po kërkon një mënyrë të shpejtë dhe me kosto të ulët për të pastruar bregdetin duke mbrojtur ekosistemin lokal dhe duke mbledhur të dhëna mjedisore.

Ai udhëton vetë në plazh, duke iu shmangur pengesave ndërsa mbledh mbeturinat që has dhe i hedh. Algoritmet e inteligjencës artificiale “ndajnë” rërën dhe mbeturinat nga guralecët dhe guaskat, duke siguruar që peizazhi përreth të mos dëmtohet.