Një ditë pasi u la në burg nga GJKKO, Jamarbër Malltezi është dërguar në ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë.
Në një seancë që zgjati ditën e djeshme për rreth 1 orë e 30 minuta, gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të lërë të pandryshuar masën e sigurisë për dhëndrin e Sali Berishës si dhe për ortakun e tij ndërtuesin Fatmir Bektashi, për të cilën gjykata ka kërkuar ‘detyrim paraqitje’ por nuk mund të largohet jashtë vendit.
Malltezi ka mohuar akuzat gjatë seancës, duke pretenduar se inventarizimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama, që në atë kohë ishte kryetar bashkie.
“E gjithë prona nuk ka qënë zonë sportive, siç pretendon prokuroria, por ka qënë pjesërisht sportive dhe pjesërisht banimi. Zona sportive ka qenë me uzurpues të paligjshëm”, ka argumentuar Malltezi, duke shtuar se i ka pasur mundësitë të largohej jashtë vendit, por nuk e ka bërë, pasi është i pafajshëm.