“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Sa zgjat helmimi nga ushqimi dhe çfarë të bëjmë?
Mjeku: Kjo varet nga lloji i patogjenit që ka kontaminuar ushqimin, sa shumë kemi ngrënë dhe nga sistemi imunitar individual i gjithsecilit. Psh, helmimet ushqimore të zakonshme si ato të Bacillus cereus, mund të shfaqen nga 6 deri në 16 orë pas ngrënies. Po janë disa lloje të tjerë patogjenësh që kanë të nevojshme më shumë kohë për t`u riprodhuar në organizëm, për të shkaktuar simptoma. Virusi i Hepatitit A psh, mund të kërkojë 15 deri në 50 ditë për t`u shfaqur.
Por në përgjithësi, llojet më të shpeshta të helmimeve shfaqen rreth 4 deri ne 24 orë pas ngrënies.
Sa zgjat helmimi nga ushqimet?
Kjo përsëri varet nga disa faktorë, përfshirë sistemin imunitar të gjithsecilit. Në përgjithësi, zgjat nga 1 deri në 10 ditë, por ka dhe raste të veçanta që mund të zgjasë edhe më shumë.
Është mirë të ndiqni dietën BRAT – e cila për mban bukë, oriz, pure molle, tost dhe banane. Gjëra të buta, ose supa ë lëngshme.
Duhet të shmangni ushqimet që janë deri diku sfiduese për aparatin tretës, si ushqimet e yndyrshme, të skuqura ose pikante.
Duhet të pini shumë lëngje, dhe jo vetëm ujë. Uji është izotonik. Nëse jeni sëmurë dhe po humbisni shumë ujë më diarrenë, ose nëse keni temperaturë dhe djersini, duhet të zëvendësoni humbjen e lëngjeve me lëngje jo-izotonike. Duhet të jetë diçka me kripë, sheqer ose elektrolite. Në këtë mënyrë, organizmi juaj do të ketë më shumë shanse për ta mbajtur lëngun në trup se në rastin e ujit.
Nëse keni sëmundje shoqëruese si sëmundje të zemrës, mëlçisë apo veshkave, duhet të konsultoheni me mjekun për sasinë e kripës që mund të merrni.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.