Së fundmi rrjeti social Instagram po teston një veçori ku lejon përdoruesit të shohin postime vetëm nga përdoruesit e verifikuar. Kreu i Instagramit Adam Mosseri tha se:
Ne po e eksplorojmë këtë si një kontroll të ri për njerëzit dhe një mënyrë që bizneset dhe krijuesit të zbulohen.
Për të shikuar postimet e personave të verifikuar në feed-in tuaj duhet të klikoni tek logoja e aplikacionit dhe aty më pas do të shfaqen tre opsione, në mesin e tyre edhe “Meta Verified”.
Dy opsionet e tjera, përfshijnë “Favorites” dhe “Following”. Në fillim të këtij viti, Meta prezantoi mundësinë për të paguar për shenjën blu në Instagram dhe Facebook. Rrjeti social Instagram ka shënuar rritje të konsiderueshme në Turqi.
Pas Indisë, Turqia u bë vendi i dytë më aktiv me 153.6 milionë llogari aktive. Instagram është bërë një nga platformat e mediave sociale më të përdorura në botë. Sipas një raporti të publikuar nga një portal i specializuar për vlerësimin e faqeve të internetit, Turqia ka qenë ndër vendet me shkallën më të lartë të përdorimit të Instagramit që nga fundi i shtatorit.
Ndërkaq, opsioni i “miqve të ngushtë” në Instagram të jep mundësinë të ndash përmbajtje, vetëm me njerëzit që zgjedh dhe jo me të gjithë ata që të ndjekin. Ky opsion i veçantë ju jep më shumë privatësi, por edhe ndërveprim vetëm me njerëzit që keni zgjedhur.
Duke parë që “miqtë e ngushtë” e kanë të drejtën e tyre në aplikacion, Instagrami vendosi të na dhurojë një veçori të re. Zbulimi i funksionit të ri u bë nga kreu i platformës, Adam Mosseri, i cili tha në një transmetim live se Instagram aktualisht po teston aftësinë për të publikuar Stories tuaja në shumë lista të ndryshme të miqve tuaj të ngushtë.