MENU
klinika

Tenisti bamirës

Nadal jep 1 mln euro për të përmbyturit

21.12.2018 - 20:27

Një gjest human që ka bërë jo pak bujë. Një tenist i jashtëzakonshëm dhe kampion në fushë si Rafael Nadal ka treguar sot se është edhe një njeri më zemër të madhe. Spanjolli, aktualisht numri 2 në botë, ka dhuruar një milionë euro për të përmbyturit, pas tragjedisë së 10 tetorit që goditi qytetin e Mallorca-s.

Lajmi është bërë publik sot nga kryetari i Bashkisë Mallorca, Mateu Puigros, qytet që u godit nga shirat, rrëshkitjet e dheut si dhe përmbysjet masive, që sollën edhe 13 viktima.

Nadal, fitues i 17 grand slam në karrierën e tij, jeton në Monacor, një qytet afër Mallorca-s dhe kohë më parë pati deklaruar se i njihte disa prej viktimave. Madje gjatë atyre ditëve të vështira për Mallorca-n, ai hapi dyert e Akademisë së tij, për të mirëpritur të pastrehët, duke u ofruar shtëpi dhe ushqim.

Ndërsa sot vendos t’i ndihmojë edhe financiarisht, për t’u rimëkëmbur. Gjatë atyre ditëve, tenisti spanjoll pat zbritur në rrugë duke dhënë kontributin e tij për pastruar rrugët e mbushura nga balta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tenisti projekton të ardhmen

Nadal, presidenti i Real Madrid pas Perez?


Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit