MENU
klinika

Përmbytjet në Mallorca

Nadal hap dyert e akademisë për të pastrehët

10.10.2018 - 18:57

Sportistët e mëdhenj, përveç rezultateve të mira, nga një gjest, mund të kthehen në legjenda. I tillë është edhe veprimi I tenistit spanjoll Rafael Nadal. Ai nuk ka nevojë për emër dhe famë, e ka bërë se vërtet i ka ardhur keq dhe duhej të bënte dicka.

Pas përmbytjeve të fundit në Spanjë, kryesisht në Mallorca, ku janë regjistruar 6 të vdekur (2 prej tyre turistë britanikë), disa persona të humbur dhe dëme të pallogaritshme, edhe ikona e tenisit botëror nuk mund të qëndronte pa u përfshirë.

Një situatë e rëndë është krijuar sidomos në komunën e Sant Llorenc, ku qindra persona janë të pastrehë për shkak të dëmeve të shkaktuara nga shirat, rrëshqitja e dheut dhe përmbytjet.

Rafael Nadal ka lindur dhe jeton në qytezën e Monacor dhe ngjarjet e ditëve të fundit kanë prekur pa masë numrin 1 në botë për meshkuj. Ndaj dhe ka vendosur që të ndihmojë në mënyrën e tij personat që janë në nevojë.

Përmes një mesazhi në “Twitter” të bërë publik sot, Rafael ka deklaruar se dyert e Akademisë së tij janë të hapura për të mirëpritur të gjithë personat që nuk kanë një shtëpi, duke u ofruar fjetje dhe ushqim.

Kjo është një ditë e trishtuar për Mallorca-n dhe shpreh ngushëllimet e mia për familjarët e viktimave. Monacor është shumë pranë Sant Llorens, ndaj vendosëm të hapim dyert e ‘Rafael Nadal Academy’ për të mirëpritur të pastrehët dhe ata që kanë nevojë për një vend për të qëndruar”, – shkruan Nadal.