MENU
klinika

Pa përkrahjen e opozitës

Kosovë/ Miratohet në lexim të parë buxheti 2019

22.12.2018 - 09:15

Me 62 vota pro, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim buxhetin për vitin 2019.

Kuvendi i Kosovës ka debatuar ditë më parë për dy ditë rresht rreth buxhetit të propozuar nga Qeveria e Kosovës, megjithatë, debati pati përfunduar pa votimin e projektligjit, pasi Kuvendi nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje.

Ky buxhet nuk është mbështetur nga dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, mirëpo ka fituar përkrahjen e subjektit tjetër opozitar, Partisë Socialdemokrate.

Pas shqyrtimit në komisionet përkatëse pritet që Kuvendi ta vendosë këtë buxhet për miratimin final në fillim të javës së ardhshme.

Në muajin tetor, Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin për vitin 2019, i cili parashihet të arrijë shifrën mbi 2 miliardë e 300 milionë euro.

Në një prezantim të buxhetit që i ka bërë ministri i Financave, Bedri Hamza, në Kuvendin e Kosovës pati thënë se me këtë buxhet, rritja ekonomike do të arrijë deri në 4.7 për qind. Derisa, ky Buxhet prioritet i jep sistemit të drejtësisë, arsimit dhe shëndetësisë.

Derisa, rreth 770 milionë euro janë paraparë për investime kapitale.

Në anën tjetër, nëse buxheti nuk votohet, sipas procedurave ligjore në Kuvendin e Kosovës, deri më 20 dhjetor, vendi mund të shkojë në krizë buxhetore. Atëherë, sipas afatit kohor, në bazë të Ligjit për menaxhimin e financave, në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm, shpenzimet buxhetore duhet të realizohen në 1/12 e buxhetit të këtij viti. /Konica.al/

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi