Pas sherrit të ndodhur ditën e djeshme në seancë dhe debateve te Komision i Ligjeve, grupi i Sali Berishës ka tentuar të bllokojë Komisionin e Etikës.
Socialistët kanë kërkuar përjashtimin e 7 deputetëve për shkak të ngjarjeve të djeshme, por Berisha, Noka, Vokshi dhe disa deputetë të tjerë kanë penguar zhvillimin e mbledhjes dhe janë përplasur me Klotilda Bushkën.
Pjesëmarrës ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka kërkuar të flasë gjatë kësaj mbledhje.
Por kryetarja e komisionit të Etikës, Klotilda Bushka nuk i ka dhënë të drejtën e fjalës, gjë e cila ka sjellë tensionimin e situatës.
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ka shkulur mikrofonin Bushkës dhe kolegëve të PS, duke i detyruar të ndërpresin mbledhjen.
Ndërkohë që në ambientet e brendshme ka ndërhyrë dhe Garda e Republikës. Bushka dhe anëtarët e PS janë mbledhur në zyrën e saj, ndërkohë që edhe ky ambient është ’zaptuar’ nga deputetët e opozitës.
“Duhej të kishe thirrur median këtu. Çohu”, tha Noka.
Më pas ka nisur të zhvidhosë dhe mikrofonin e një tjetër deputeti socialist.
Deputetët e Rithemelimit kërkojnë që deputetët që janë propozuar për masë disiplinore të dëgjohen si dhe në seancë të jetë e pranishme dhe media.
Ndërkohë, pas sherrit te Komisioni i Etikës, Klotilda Bushka është larguar nga mbledhja.