Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ditën e djeshme iu dha fund aludimeve duke konfirmuar lidhjen me partnerin e saj, biznesmenin kosovar, Kreshnik Gjergji përmes një postimi në Instagram.
Në fotot e publikuara çifti shkëmbejnë puthje pasionante së bashku, teksa duket qartë që sytë e tyre që shkëlqejnë nga dashuria e madhe që ata kanë për njëri-tjetrin.
Mesa duket ai e mbështet këngëtaren në në çdo hap që ajo ndërmerr për karrierën e saj muzikore duke përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen në koncertet e saj.
Kreshinku dhe Dafina janë shumë aktivë në rrjetet sociale përmes së cilave ndajnë me fansat pjesë nga lumturia e tyre.
Së fundmi artistja ka rpostuar në InstaStory një video romantike me të dashurin e saj i cili pas koncertit e mbante atë shpinë.
“Pasi po sjell lekë në shtëpi”– ka shkruar Dafina krahas videos.