MENU
klinika

Nga rruga Milot-Morinë te zgjerimi i Elbasan-Qafë Thanës

Projektet kryesore që të buxhetit 2024

03.11.2023 - 12:46

Investimet publike për vitin 2024 janë planifikuar në masën 5.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto ose 128.5 miliardë lekë, përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 7 miliardë lekë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën të ditur se në planifikimin e investimeve për vitin 2024 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm dhe do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim.

Për tre vitet e ardhshme, kontratat koncesionare që do të mbështeten me fonde nga buxheti i shtetit janë ndërtimi i Rrugës së Arbrit, rrugës Milot – Morinë, aksit Orikum – Dukat, si dhe aksi Bajpasi -Porti i Jahteve.

Fondet e planifikuara në vitin 2024 për përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit llogariten 40.3 miliardë lekë.

Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim dhe mirëmbajtje të Autostradës Milot-Morinë janë planifikuar 5.3 miliardë lekë në 2024.

Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Porti i Jahteve-Bypass Orikum-Dukat (Ura e Shën Lizës) janë planifikuar 5.8 miliardë lekë.

Projektet kryesore për periudhën afatmesme janë ndërtimi i tunelit të Llogorasë, porti detar i Durrësit “Porto Romano”, hekurudha Tiranë-Rinas dhe linja Tiranë-Durrës, zgjerimi i aksit Elbasan-Qafë Thanë, si dhe mirëmbajtja e 3532 km rrugë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të ardhurat me të larta se parashikimi"

Qeveria lajmëron uljen e taksës në rrugën e Kombit