MENU
klinika

Tensionet në Kuvend

Grupi Parlamentar i PS nis mbledhjen e firmave për përjashtimin e deputetëve të opozitës

03.11.2023 - 13:03

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka nisur mbledhjen e firmave për përjashtimin e deputetëve të opozitës, pas tensioneve në seancën e djeshme plenare (2 nëntor).

Sipas news24, pritet të jenë rreth 4 ose 5 deputetë të opozitës për të cilët do të kërkohet përjashtimi, ndërkohë që nuk dihet se cili do të jetë vendimi i Sekretariatit të etikës.

Ndër të tjera thuhet se një prej deputetët për të cilët do të kërkohet përjashtimi është Ervin Salianji, i cili u hodhi dhe tymuese.

Seanca plenare e 2 nëntorit u shoqërua me përplasje të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, ndërsa këta të fundit morën karriget ku ulen deputetët socialistë pasi i grumbulluan i përmbysën para foltores.

Deputeti Ervin Salianji përshkallëzoi më tej situatën, duke ndezur tymuese brenda në sallë. Në këto kushte, kryeparlamentarja Nikolla kaloi direkt në votim, ku brenda pesë minutash, socialistët e ngritur në këmbë miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës. Më pas seanca parlamentare u mbyll.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Opozita përmbysi karriget, PS votoi në këmbë

Kaos dhe tymuese/ Ç’ndodhi në 60 minuta brenda sallës së Kuvendit