MENU
klinika

Mësoni rolin kyç të tyre!

Pse lotët janë të rëndësishëm për syrin?

03.11.2023 - 22:35

Çdo herë që hapim dhe mbyllim sytë lotët shpërndahen nëpër korne, e cila është shtresa e jashtme e syrit, për të mbajtur syrin të lagur, për të ndihmuar plagët të shërohen dhe për të mbrojtur kundër infeksionit.

Lotët formohen nga tre shtresa:

-Një shtresë e jashtme, me vaj (lipid) që mban lotët nga avullimi shumë shpejt dhe ndihmon lotët të mbeten në sy;

-Një shtresë e mesme (ujore) që ushqen kornean dhe konjuktivën – mukozën që mbulon pjesën e përparme të syrit dhe brenda qepallat;

-Një shtresë e poshtme që ndihmon përhapjen e shtresës ujore përgjatë syrit për të siguruar që sytë të jenë të lagur;

Kornea vepron si pengesë ndaj papastërtive, mikrobeve dhe grimcave të tjera që mund të dëmtojnë syrin.

sy te perlotur
sy te perlotur

Kornea e ndan këtë detyrë mbrojtëse me qepallat dhe bazat e syve, lotët dhe pjesën e bardhë të syrit. Kornea gjithashtu luan një rol kyç në vizion, duke ndihmuar të përqëndrohet drita që vjen në sy. Kornea është përgjegjëse për 65-75 për qind të fuqisë totale të fokusimit të syrit.

Kornea dhe lentet e syrit janë ndërtuar për të përqëndruar dritën në retinë, e cila është indi i ndjeshëm ndaj dritës në pjesën e prapme të syrit. Kur drita godet kornean, ajo thyhet mbi lente. Lentet reflektojnë atë dritë mbi retinë, e cila fillon përkthimin e dritës në vizion. Retina e kthen dritën në impulse elektrike që udhëtojnë përmes nervit optik në tru, gjë që i interpreton si imazhe.

Procesi thyes i dritës nga syri, është i ngjashëm me mënyrën se si një aparat fotografik merr një pamje. Kornea dhe lentet në sy veprojnë si kamera. Retina është si filmi (në kamerat më të vjetra), ose sensori i imazhit (në kamerat digjitale). Nëse imazhi nuk fokusohet siç duhet, retina jep një imazh të paqartë.

Kornea gjithashtu shërben si një filtër që mbron syrin nga rrezet e dëmshme ultravjollcë (UV) nga dielli. Pa këtë mbrojtje, lentet dhe retina do të ishin të ekspozuara ndaj lëndimeve nga rrezet UV.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN