MENU
klinika

EMRAT

Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë, Balla: Pezullohen dy punonjës të Drejtorisë së Policisë

03.11.2023 - 20:25

 Dy punonjës të policisë Vlorë janë pezulluar nga detyra, për shkak të përdhunimit të 26-vjeçares në Vlorë nga 4 persona. Ministri i Brendshëm Taulant Balla me anë të një njoftimi në Facebook, ka deklaruar se dy efektivët janë pezulluar dhe janë ndaluar që të dalin jashtë vendit. Shkak për pezullimin e tyre është vonesa në kryerjen e veprimeve të plota hetimore. Efektivët e pezulluar janë nën/komisari Ervis Çipa dhe specialistja Ornela Hajrulla.

Postimi i Ballës:

Rasti i dhunës seksuale dhe i nxitjes së përdorimit të lëndëve narkotike ndaj një vajze në Vlorë ishte një ngjarje e rëndë, për të cilën drejtësia duhet të bëjë detyrën në nivelin e pritshmërive të mbarë opinionit publik. Siç jam angazhuar prej momentit të parë pasi u njoftova për këtë ngjarje, kam kërkuar verifikimin e veprimeve të Policisë së Vlorës për këtë ngjarje tronditëse. Për këtë qëllim Agjensia e Mbikqyrjes Policore dhe Prokuroria e Jursdiksionit të Përgjithshëm Vlorë kanë hetuar veprimet e policisë së shtetit në këtë rast, duke çuar në vendimin e sotëm të Gjykatës Vlorë për pezullim nga detyra dhe ndalim dalje jashtë vendit të dy punonjësve të Drejtorisë së Policisë. Vonesa në kryerjen e veprimeve të plota hetimore që në momentin e parë është e pafalshme dhe më rëndë akoma bashkëpunim me dhunuesit. Prandaj e kam thënë dhe do ta them çdo ditë se rritja e performancës së Policisë së Shtetit lidhet në mënyrë të pandashme me procesin e vetëpastrimit, për të çrrënjosur një herë e përgjithmonë nga trupa e shëndoshë e policisë së shtetit elementët e dëmshëm të inkriminuar apo shkelës së etikës, të cilët njollosin punën e palodhur të shumicës së Policisë së Shtetit që shërbejnë me vendosmëri të palëkundur shtetit të së drejtës dhe në mbrojtje të qytetarëve të këtij vendi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përdhunimi i 26-vjeçares nga i dashuri dhe shokët e tij

Qytetarë e aktivistë të Vlorës ngrihen në protestë