MENU
klinika

Ngjyra dhe elegancë

Veshjet tradicionale të Lumës

04.11.2023 - 11:51

Një vend të rëndësishëm në punët e dorës dikur zinte përgatitja e kostumeve tradicionale. Gjithnjë e më të paktë janë personat që i veshin apo dinë t’i realizojnë veshjet tradicionale dhe për këtë arsye ruajtja e tyre, e përçimi i dijes janë thelbësore për trashëgiminë. Në kohët moderne, kostumet popullore shpalosen kryesisht në festivale folklorike apo raste gëzimesh familjare si dasmat. Ka ende shumë familje që i ruajnë ato si pasuri kulturore e shpirtërore.

DRTK Shkodër, në vazhdën e një projekti për prezantimin e veshjeve të veriut me publikun, sjell disa veshje të zonës së Lumës. Ato shquhen për bukurinë, elegancën e kombinimin e ngjyrave.

Në njërën nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, DRTK Shkodër sjell një jelek të ruajtur me fanatizëm nga familja Doçi, punuar në dorë në vitin 1935 kur po përgatitej paja për vajzën e familjes.

Ky jelek ruan elementë të veshjes së Lumës e ruhet me fanatizëm në fshatin Nangë, nga kjo familje.

Në foton e dytë tregohet pjesa e pasme e jelekut lumjan, veshje e shekullit XX.

Më pas prezantohen edhe disa çorapë të Lumës në fshatin Vilë, punuar gjatë përgatitjeve për pajën, në familjen Hasa. Këto trashëgohen sot nga e bija e shtëpisë. Për endjen e tyre janë përdorur lesh nga delja rudë që është racë 100 % e Kukësit dhe Dibrës.

Përveç veshjeve, DRTK Shkodër sjell edhe foton e një instrumenti muzikor që në Kukës quhet dahire dhe i përket familjes Gjana, në Ujmisht të Kukësit. Dahirja është realizuar nga i zoti i shtëpisë me rastin e fejesës së tre djemve të familjes.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët