MENU
klinika

Komenti i Anita Haradinajt ndaj Ganiut

Njerëzit shpërthejnë ndaj opinionistes së “BBVK”!

04.11.2023 - 12:50

Prime i djeshëm i “Big Brother Kosova 2” ishte i mbushur me ngjarje, megjithatë ajo cka tërhoqi më tepër vëmendjen e njerëzve ishte një përballje mes opinionistes Anita Haradinaj dhe konkurrentit Gani Gërmia. Kështu, teksa diskutohej loja e këtij personazhi në shtëpi, por edhe marrëdhënia e tij me Brikenda Karricaj (që meqë ra fjala u eleminua mbrëmë), Anita ju drejtua komedianit duke i thënë se duhet të qetësohet pak sepse “e ka marrë malin”, ndërsa sa i takon raportit mes tyre u shpreh se nuk e dyshon në asnjë moment që është miqësor, pasi Brikenda është “kokrra e Yllit”, ndërsa Ganiun e pyti: “A e ke parë ndonjëherë veten në pasqyrë?”

Një koment që menjëherë u konsiderua i pahijshëm, madje ofendim nga vetë Ganiu, ndërkohë që Haradinaj ju drejtua sërish duke i thënë të qetësohet, pasi “nuk është Big Brother-i i Ganisë” dhe fjalia e saj nuk ishte aspak ofendim, duke marrë parasysh se cfarë i thotë vetë konkurrenti banorëve të tjerë, për shembull i kishte thënë Bleros që “i ka skaduar afati”.

Ndërkohë, njerëzit reaguan menjëherë në rrjetet sociale të reality show-t, duke dalë kundër Anitës, teksa ndër të tjera shprehen: “Turp, Anita! Analiste që nuk di të mbajë vendin e saj. S’ke të drejtë të përzihesh në lojën e tij dhe as ta ofendosh. Edhe fol për ato që bëjnë brenda “BBVK 2”, jo për pamjen e tyre”; ose “Anita, ke dhënë një opinion pa lidhje”; apo “Ky është bullizëm i pastër. Është shumë poshtëruese mënyra se si opinionistja i drejtohet Ganiut”; dhe “Anita s’e meriton atë vend. Mundësisht largojeni dhe silllni dikë që nuk ofendon”. 

Situata shkoi deri aty sa Alaudin Hamiti, bashkë-drejtues i programit, u detyrua në një moment ta ndërpresë lidhjen e shtëpisë me studion, kur Anita nisi sërish të ballafaqohej me Ganiun, teksa i tha opinionistes se e kupton që “situata mund të eskalojë, por nuk ka vend për ofendime në program”, madje edhe duke e kundëshrtuar disa herë. Në një moment të dytë, Anita pasi lexoi cfarë bëhej në rrjetet sociale, tha se e kanë ofenduar pafund në komente, por sërish theksoi se “bën çfarë i do qejfi” dhe se “do të mundohet të jetë shumë parimore, pavarësisht komenteve që i vijnë”.

Nga ana tjetër, ka pasur edhe një reagim nga faqja zyrtare e Ganiut, që mbahet nga familjarët e tij, ku shruajnë si më poshtë:

/News31

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Tradhtia, frika...”

Anita zbulon dobësitë e Ramushit