MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Spikeri i radios qëllohet për vdekje në transmetim të drejtpërdrejtë

05.11.2023 - 22:00

Një spiker radioje në Filipine është qëlluar për vdekje teksa po performonte drejtpërdrejt. Juan Jumalon, i njohur si DJ Johnny Walker, u qëllua brenda studios së tij në shtëpi, sipas autoriteteve vendase.

Jumalon po transmetonte drejtpërdrejt në Facebook rreth orës 05:30 me kohën lokale kur i dyshuari hyri në kabinën e regjistrimit dhe e qëlloi atë.

Sipas mediave të huaja, autori i dyshuar kërkoi leje për të hyrë në kabinën e radios së zotit Jumalon për të njoftuar diçka të rëndësishme në transmetim.

Gruaja e DJ e dërgoi atë në spital menjëherë pas incidentit, por mjekët konstatuan vdekjen pas mbërritjes, pasi nuk iu kishte rezistuar plagëve të marra.

Presidenti Marcos Jr dënoi vrasjen e gazetarit të radios me fjalët më të forta dhe postoi në X se ai ka udhëzuar policinë të kryejë një hetim të plotë për të sjellë me shpejtësi autorët para drejtësisë.

“Sulmi është edhe më i dënueshëm pasi ndodhi në shtëpinë e vetë Jumalon, e cila shërbeu gjithashtu si stacion radio”, tha sindikata e gazetarëve.

Filipinet janë një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, thotë Freedom House me qendër në SHBA.