MENU
klinika

Deputetët “Tarzanë”

Vangjeli: Sot Berisha është njëri nga 2 njerëzit më të trembur në Tiranë

06.11.2023 - 21:07

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Kontrast” në Report Tv se ish-kryeministri Sali Berisha është një nga 2 njerëzit më të trembur në Tiranë, duke iu referuar hetimeve që kanë nisur ndaj tij për ish-kompleksin Partizani.

“Sot doktori është njëri nga 2 njerëzit më të trembur në Tiranë. Tirana do vazhdojë të jetojë nën mallkimin e famshëm kinez “jetofshi në kohë interesante””- u shpreh Vangjeli.

Teksa foli për Kongresin e PS që pritet të mbahet në dhjetor, duke thënë se do të flitet për buxhetin dhe për Reformën në Drejtësi, të cilën Rama në takimin që pati në Fier, e cilësoi si vepër të ndërmarrë nga PS dhe jo nga SHBA e BE, të cilët i konsideroi si mbështetës.

“Do të flitet për buxhetin, por hija e një pushteti tjetër gjithmonë e më hijerëndë në Tiranë, ai i drejtësisë u ndje edhe në takimin e parë në Fier. Për herë të parë kryeministri flet për autorësinë e Reformës. Nëse deri dje ati ishte BE dhe SHBA, këtë herë shkoi më tej dhe rrëfeu një tentativë më revolucionaret në vitin e largët 2007 kur në emër të PS, Edi Rama jo publikisht afroi konsensus të plotë për një pak kombëtar për drejtësinë”-tha analisti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dy ditë para goditjes së Berishës"

Vangjeli: Dhuna në Parlament me skenar