MENU
klinika

Shkëndija e një baterie shkaktoi zjarrin

Tym e flakë në fabrikën ‘Kurum’ në Elbasan

06.11.2023 - 22:00

Drejtuesi teknik i sigurisë së jashtme të fabrikës ‘Kurum’, Merkur Çipi thotë se shkak i zjarrit që ra në pikën e grumbullimit të skrapit u bë një shkëndijë elektrike që lëshoi një bateri.

Sipas tij, ngjarja aksidentale është një fatkeqësi për fabrikën ‘Kurum’, ndërsa shpjegon se intensiteti i zjarrit është rritur si pasojë e djegies së materialeve plastike që ndodheshin brenda skrapit.

“Kjo ngjarje ka ndodhur aksidentalisht nga një bateri që është ndodhur në thellësi të grumbullit të skrapit. Nga shkëndija që ka marrë atje, në orën 10:25 ka dhënë një shkëndijë tymi në lartësinë e skrapit. Unë mendoj se kjo ngjarje aksidentale është një fatkeqësi për ‘Kurumin” dhe të gjithë ne.

Momentalisht po digjen materiale plastike, të cilat ndodhen brenda skrapit. Tymi që çlirohet padyshim është i dëmshëm për shëndetin, por nuk është bërë qëllimisht nga dora e njeriut. Është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë. 95% e flakëve në zonë u vu nën kontroll, por nga një shpërthim i një bombule gazi ndodhi një shpërthim që shkaktoi flakë në një tjetër zonë të skarapit”, tha Çipi.