Vijon për të ditën dytë zjarri në pikën e grumbullimit të skrapit në fabrikën “Kurum”. Zjarri shpërtheu ditën e djeshme, më 6 nëntor, në pikën e grmbullimit të skrapit në ish-Metalurgjikun e Elbasanit.
Flakët përfshinë ambientet e jashtme të fabrikës së “Kurum” dhe fatmirësisht pa të lënduar.
Blutë, zjarrfikësja dhe punëtorët e kompanisë “Kurum” punuan për zhvendosjen e mbetjeve dhe izolimin e flakëve. Megjithatë, situata paraqitet e rënduar edhe mëngjesin e ditës së sotme.
Shkak për flakët dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike e lëshuar nga një bateri dhe më pas zjarri u përhap pas shpërthimit të një bombole gazi. Ndërkohë, zjarrfikësit po punojnë prej më shumë se 20 orësh për shuarjen e flakëve.