MENU
klinika

“Më telefonoi dhe më tha se po bliheshin vota”

Dëshmitë në gjyqin e Belerit: Ja kush bashkëpunoi me Prokurorinë!

07.11.2023 - 18:13

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca gjyqësore për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin i cili vijon të mbetet në burg.

Ndërkohë është zbardhur edhe një prej dëshmive.

Ermal Ajdini, një prej dëshmitarëve, në rrëfimin e tij thotë se “në janar 2023 u emërova shef policie në Himarë dhe Arsen Ramën ma prezantuan kolegët. Në fund të muajt prill të 2023 më telefonoi Arsen Rama dhe më tha se po bliheshin vota për Alfred Belerin. Nga verifikimet rezultoi që informacioni ishte i vërtetë. Pas kësaj, vura në dijeni eprorët e mi e më pas prokurorin. Ishte Arsen Rama ai që vendosi të bashkëpunojë me prokurorin.”

Kujtojmë se sot, Gjykata e Lartë ka përcaktuar Gjykatën e Posaçme si kompetente për të shqyrtuar kërkesën për leje të posaçme për Fredi Belerin.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.