MENU
klinika

Rama ngre projeksione për 2030-ën

“Dhjetorin e këtij viti mund ta mbyllim me 10 mln turistë”

07.11.2023 - 19:22

Kryeministri Edi Rama në projeksionet e tij, parashikon që shifra e turistëve që mund të vizitojnë Shqipërinë, deri në 2030-ën mund të mbërrijë në 20 milionë.

Nga Asambleja e e Zgjeruar e Partisë Socialiste që po mbahej në Durrës, Rama deklaroi se gjatë këtij viti, deri më tani shifra e turistëve ka mbërritur në 9 milionë, ndërsa pret që deri në fund të Dhjetorit, kjo shifër pritet të mbërrijë në 10 mln.

Edi Rama: Nga janari në tetor kemi prekur pothuajse shifrën e 9 milionë turistëve. Më saktë 8 mln e 920 mijë.

Dhe nëse ky trend do vazhdojë deri në fund të vitit do t’i afrohemi shifrës së 10 mln turistëve, që për Shqipërinë është një shifër e jashtëzakonshme ekonomike. Pasi bëhet fjalë për 10 mln konsumatorë.

Dhe flas këtu për pasaporta të huaja. Këtu hyjnë pasaporta të huaja. Dhe natyrisht që kjo përkthehet në një konsumatorë, në një nevojë në rritje për shërbime në të gjitha nivelet, për prodhim të brendshëm

Nëse ne do të jemi ambiciozë çdo ditë dhe do bëjmë gjërat e duhura çdo vit, pa asnjë diskutim mund ti afrohemi deri në 2030 shifrës së 20 mln turistëve. Sot mund të duket e paimagjinueshme, po është më e arritshme sot, sepse kemi vendosur një bazë të re, Shqipëria është sot në një nivel të ri.

Nuk jemi në majën ku duhet të shkojmë. Por jemi në një nivel të ri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga pikturat te ëndrra e 'Shteteve të Bashkuara të Evropës'

‘Corriere della Sera’: Edi Rama, kryeministri që dashuron Italinë!